• |
ide | kryesore

Financial Times trondit UEFA-n e FIFA-n: “Juve, Barça e Real duan të shembin monopolin mbi futbollin”

-Instant, F1, Sport



Real Madrid, FC Barcelona dhe Juventus – tre klubet që qendrojnë pas propozimit për projektin Super League – po ndërmarrin veprime ligjore kundër UEFA-s dhe FIFA-s në një përpjekje për të riorganizuar rrënjësisht menaxhimin e futbollit evropian. Këtë e ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm Financial Times, sipas të cilës të tre klubet synojnë të akuzojnë organet drejtuese të sportit për thyerje të rregullave të kompeticioneve europiane, në përpjekje për të çmontuar “monopolin” e UEFA-s dhe FIFA-s. Një fitore e mundshme do t’i lejonte skuadrat të kenë më shumë kontroll financiar në turnetë ku luajnë.

Financial Times pretendon se ka parë dokumentet e paraqitura në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë nga Juve, Barça dhe Real dhe raporton hapat bazë të tyre. Sipas procedurave gjyqësore, Super League, përmes një kompanie me bazë në Spanjë që i përfaqëson, akuzon UEFA-n dhe FIFA-n për abuzim me pozitën e tyre dominuese dhe i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të gjykojë nëse UEFA mund të vazhdojë të veprojë si rregullator në gjendje të vendosë sanksione mbi klubet, duke vepruar edhe si pjesëmarrës, duke marrë përfitime nga organizimi i turneve si Liga e Kampionëve: “Ndryshe nga tregjet e tjera të kompeticioneve sportive, UEFA dhe FIFA ruajnë dhe mbrojnë me zell një pozicion monopolist në futbollin europian që bie ndesh me ligjin e konkurrencës, pavarësisht përpjekjeve të operatorëve të tjerë për të hyrë në treg”, thuhet në të.

Sipas gazetës amerikane, dokumentat konfirmojnë thelbin e padisë së ngritur në Luksemburg, që mund të ndryshojë organizimin e futbollit të klubeve në dekadat në vijim: UEFA dhe FIFA akuzohen për thyerjen e rregullave të konkurrencës së BE-së dhe objektivi kryesor i procedimit ligjor është të përcaktojë nëse ato po veprojnë në përputhje me rregullat e konkurrencës dhe nëse mund të “përjashtojnë në mënyrë legjitime konkurrencën në një treg që përfaqëson 1% të PBB-së së BE-së”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *