• |
ide | kryesore

Flamur Noka: PD është në krizë, duhet zgjidhja përtej karriges së kryetarit. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të kuptojë se partia është në krizë të thellë.

Noka u shpreh se një gjë e tillë i është kërkuar Bashës nga ai, Tomor Alizoti, por edhe disa demokratë të tjerë. Ndërkohë, duke folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të shpallë datën brenda javës, Noka tha prerë se askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Ajo që ndodh sot në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar te diskutimet e rudinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë. Ju kërkua edhe nga unë, edhe nga Alizoti, që të kuptohet se kjo parti është në krizë të thellë dhe askush nuk mund të fshihet. Kërkohet zgjidhje, që është përtej karriges së kryetarit. Kjo gjë u kërkua nga unë, Alizoti dhe të tjerë.

E rëndësishme më shumë se të gjitha është se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet, sic ju bë me dije edhe Bashës sot. Ai mblidhet për të kthyer ligjshmërinë, për të diskutuar statutin, për t’i dhënë frymëmarrje PD. Është Kuvendi i PD, as i Nokës, as i Bashës. Ai do të mblidhet dhe askush në këtë vend nuk ka forcë ta ndalojë”, tha Noka.



3 Comments

  1. Historia perseritet, komunistet shqiptar ne vitet 1930-1941 nuk po e formonin dot partine, dhe vendosen qe kryetaret e grupeve komuniste te dorhiqen. Ju duket interesante sikur te gjithe deputetet e ish deputetet me gjithe ish kryetar e kryetarin aktual te japin dorheqjen nga partia?

  2. foli ky qe hapej bythesh lart e posht se kishte ber 5 milion euro per nja dy vjet si minister. cop rrot kari ky muli, cop mishi me dy sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *