• |
ide | kryesore

Foltorja e Berishës/ Alizoti debat me Bashën: Nuk mund të sillemi si në situatë normale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja e grupit të PD-së është shoqëruar sërish me debate. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafarj raporton se deputeti Tomorr Alizoti ka pasur një përplasje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Alizoti i ka tërhequr vëmendjen kreut të PD-së duke iu drejtuar se nuk mund të sillen brenda partisë sikur nuk ka ndodhur asgjë, në një kohë sipas tij që ka “rënë zjarr”.

Në anije ka rënë zjarr, ne nuk mund të sillemi si në situatë normale” ka thënë Tomor Alizoti.

Ndërkohë, Alizoti i ka kërkuar Bashës që të mos pengojë deputetët në zgjedhjet e tyre që bëjnë, pasi sipas tij përplasja është mes Sali Berishës dhe vetë kreut të PD-së.

“Kjo që po ndodh është një përplasje mes teje dhe Sali Berishës. Ti nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore. Nëse nuk shkon në foltore të kryqëzojnë demokratët, nëse shkon të kryqëzoni ju. Askush s’ka pse futet në këtë përplasje.”

Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve.” Mësohet të ketë thënë Tomor Alizoti.



5 Comments

  1. nëpër këto shina akuzash dhe kërcënimesh, Sali Berisha lëviz lirshëm, pasi është terreni që njeh më mirë dhe nëpër të cilin ka lëvizur për 30 vite me radhë kundër “armikut” të brendshëm në PD përmes përjashtimeve masive vit pas viti, dhe “armikut” të jashtëm, SHBA, ku vetëm me ambasadorin e parë , Rajerson ka pasur një marrëdhënie normale, që e prishi në fund të herës.

    1. o sufllaqja e bashes , fatmiresisht dhe fatkeqesisht foltorja e berishes eshte shpresa e ketyre njerezve
      voto ramen dhe ta hash ne byth buken dritat ujin 24 ore hahhh a drogen koronen dhe pidhin e satom

  2. Po lyly si e priti ? me siguri e ka regjistruar dhe pasi tazbardhe do ta nxjerre ne shtyp si scoop me gridarin dhe salianjen

  3. Bravo Alizoti . Nuk mund te vazhdohet akoma me teorine , beje Zot enderr , kur ujku te ka kapur per zverku . Bukuroshi Hollandez kujton dhe beson se do ta mbroje i gjati ine por harron se nga e gjithe kjo “lufte” brenda llojit , te gjatit tone nuk i hapet barku per ty , ai thjesht vetem perfiton . Pranon ne heshtje mbrojtjen nga i gjati ine por harron me kryesoren , votat do ti marre nga demokratet e jo nga i gjti ine .
    Teorite se nuk jap vulen apo nuk leshoj zyrat jane teori foshnjoresh dhe nuk kane per te te pire uje . Nese vazhdon te mbeshtetesh tek udhezimet e teoricienteve te majte , atehere , nese deri dje te kane hedhur balt persiper neser do te te hedhin mender m*t .
    Dil ne fushe dhe perplas “briret” o bukurosh , perplas idete dhe faktet . Ne fund , fitofte me i miri , drejtofte me i zoti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *