• |
ide | kryesore

Grusht shteti në Sudan/ Forcat ushtarake kapin kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë

-Instant, Lajme, Planet



Forcat ushtarake në Sudan kanë arrestuar kryeministrin Abdalla Hamdok dhe e kanë vendosur atë në arrest shtëpiak ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e informacionit të Sudanit. Ministria sudaneze konfirmoi se shumica e anëtarëve të kabinetit dhe këshillit kombëtar të sovranitetit, i cili ndërmori tranzicionin demokratik të vendit pas përmbysjes së Omar El Bashir në vitin 2019, janë arrestuar. Ende nuk është e qartë se urdhrave të kujt I bindet ushtria për të ndërmarrë një veprim të tillë, por duket se kemi të bëjmë me një grusht shteti.

Arrestimi i kryeministrit Hamdok refuzoi që të bëhej pjesë e puçit. Ministri i Informacionit, Hamza Baloul, këshilltari për media i kryeministrit, Faisal Mohammed Saleh, dhe zëdhënësi i këshillit sovran në pushtet të Sudanit, Mohammed al-Fiky Suliman, u arrestuan gjithashtu, sipas zyrtarëve që folën për agjencinë e lajmeve Associated Press. Sudani ka qenë në rrezik që kur një komplot i dështuar për grusht shteti muajin e kaluar shkaktoi akuza të hidhura midis grupeve ushtarake dhe civile që synonin të ndanin pushtetin pas përmbysjes së liderit afatgjatë të vendit Omar al-Bashir.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *