• |
ide | kryesore

Inzaghi i tërbuar me penalltinë, sheh skenare: “Guida na hoqi fitoren, arbitri ishte aty e pa, pastaj ai e thërriti”

-Instant, Sport



Simone Inzaghi nuk ka dyshime pas ndeshjes së përfunduar 1-1 në shtëpi me Juventus, që mori barazimin falë një penalltie nga Dybala në minutën e 89-të: “Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Duhet të kishim më shumë vëmendje, pastaj Guida (arbitri në Var) na hoqi një fitore që do të ishte e merituar – ishin fjalët e teknikut – Episodet bëjnë diferencën, mungonte 1 minutë dhe me siguri Guida mund edhe të mos ndërhynte, sepse penalltia edhe mund të mos ishte”.

“Ishte e vetmja mënyrë që mund të pësonim gol, na vjen keq sepse udhëhoqëm nga fillimi në fund pa pësuar asgjë, janë dy pikë të hedhura që nuk më pëlqejnë – ishin fjalët e trajnerit zikaltër për Dazn –. Arbitri është aty dy metra larg, e sheh dhe thotë se gjithçka është në rregull, më pas e thërrasin… E jona ishte një paraqitje shumë e mirë ndaj një kundërshtari të vlefshëm, në të cilin meritonim më shumë”. Pastaj një koment për përjashtimin e tij: “Qendron, gjesti im i zemërimit sigurisht që nuk ishte i këndshëm për tu parë, por kur sheh gjëra të tilla …”.

Inzaghi tha se në përgjithësi ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij: “Ne u shypëm në pjesën e dytë? Nuk pata këtë përshtypje, nuk u futëm kurrë në telashe. Sigurisht që mund të kishim kushtuar më shumë vëmendje me rastin e penalties, ishim gjashtë kundër një… Dumfries mund të kishte qenë më i kujdesshëm, por arbitri ishte afër dhe bëri një shenjë të qartë se nuk kishte asgjë. Në pjesën e parë ne bëmë presing në të gjithë fushën vuajtëm, në pjesën e dytë e dinim se mund të luanin Chiesa, Dybala dhe të tjerë lojtarë shumë të rrezikshëm, kështu që ishim më kompakt dhe u mbrojtëm më ulët, por lejuam zero goditje ndaj një skuadre shumë shumë të fortë. Të gjithë bënë mirë, e meta e vetme është rezultati, i cili na penalizon tej mase”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *