• |
ide | kryesore

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk zgjidhet lideri i partisë kryesore opozitare “Platforma qytetare” në Poloni

-Instant, Arkiva, Planet



Donald Tusk, ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, u zgjodh lider i “Platformës qytetare” (PO), partia kryesore opozitare e Polonisë.
“Tusk, i vetmi kandidat për këtë post, u mbështet nga 97,4 përqind e anëtarëve të PO”, tha Dorota Niedziela, komisionerja kombëtare e zgjedhjeve të PO, në një konferencë për shtyp.

“Konfirmoj se kandidati Donald Tusk mori numrin e kërkuar të votave dhe u zgjodh kryetar i ‘Platformës Qytetare’”, tha Niedziela.

Një nga politikanët më të suksesshëm të Polonisë dhe një bashkëthemelues i PO, Tusk (64 vjeç) shërbeu si kryeministër nga 2007-14.

Pas largimit nga politika polake ai u bë president i Këshillit Evropian, para se të bëhej kreu i Partisë Popullore Evropiane, blloku më i madh në Parlamentin Evropian.

Tusk u bë ushtrues detyre i PO më 3 korrik pas dorëheqjes së Borys Budka. Ai tha në atë kohë se kishte vendosur të rikthehej në skenën e brendshme politike sepse PO është një ekip i njerëzve absolutisht të veçantë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *