• |
ide | kryesore

Italia ashpërson masat/ Rregullat që do të ndjekin shqiptarët për të udhëtuar në shtetin fqinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Italia ka forcuar sërish masat për shkak të COVID-19.

Edhe shtetasit shqiptarë jo rezidentë do të preken prej këtyre ndryshimeve. Sipas dekretit të ri, duke filluar nga 26 tetorit, shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,

-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Ndërkohë që shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10-ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.
Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor të këtij viti.



2 Comments

  1. O kara o debila po keto rregulla kane qene ne fuqi edhe deri tani por vetem eshte shtyre afati deri me 15 dhjetor 2021 se kishte mbaruar afati ne 25 tetor sot! O CFARE GAZETARUCE KARA QE JENI! O ZOT JENI TAMAM COVIDJOTE!

  2. o koronavdekja , seshte tamam sic thua . Shqiperia se ka ndryshuar nga zona D ne E dhe ske pasuar motiv jestifikues per te ikur ne itali kurse tani duhet ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *