• |
ide | kryesore

James Corden, personaliteti televiziv më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar

-Instant, Paparazzi, Slider



James Corden është në rrugën e duhur për t’u bërë personazhi televiziv më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi thuhet se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare prej 15 milionë funtesh me shefat e televizionit amerikan.

Londinezi, 43-vjeçar, mund të kalojë dyshen e njohur Ant dhe Dec si ylli televiziv me fitimin më të lartë, me të ardhurat e tij të mundshme vjetore prej 7.5 milionë funtesh, duke i kaluar 6.6 milionë funte të dyshes për punën e tyre në ITV. Marrëveshja e prezantuesit me rrjetin televiziv CBS skadon vitin e ardhshëm, pas gjashtë vitesh që ishte prezantues i “The Late Late Show”.

Sidoqoftë, sipas raporteve në The Sun , burimet e industrisë janë të etur për të mbajtur atë në bord si fytyra e ‘talk show’. “CBS nuk ka plan B, James është djali i tyre dhe që ata e shohin se do të qëndroi. Ai është një nga fytyrat e rrjetit, ai kryeson një shfaqje masive të suksesshme dhe sjell shumë klikime në internet.

Shifrat që po diskutohen janë rreth 15 milionë funte për dy vjet”, tha një burim LA TV. Suksesi i James në shfaqjen e njohur i ka sjell atij tre çmime, duke përfshirë një Emmy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *