• |
ide | kryesore

La një vajzë të vdiste nga etja, dënohet me 10 vjet burg gruaja gjermane

-Instant, Lajme, Planet



Një grua gjermane dhe ish-anëtare e grupit të vetëshpallur të Shtetit Islamik (IS) u dënua të hënën me 10 vjet burg nga një gjykatë e Mynihut, pasi la një vajzë jazide të skllavëruar në Irak të vdiste nga etja.

Jennifer Wenisch, 30 vjeç, e akuzuar për krime lufte dhe vrasje, mund të ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Rasti historik ishte një nga gjyqet e para në botë që ndiqte penalisht një krim lufte kundër jazidëve, një pakicë kurdo-folëse e persekutuar dhe e skllavëruar nga xhihadistët në Irak dhe Siri.

Rreth 10 mijë njerëz Yazidi u vranë në Irakun verior dhe rreth 7 mijë gra dhe vajza jezide, disa prej tyre të moshës nëntë vjeç, u skllavëruan dhe u transferuan me forcë në vende të Irakut dhe Sirisë lindore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *