• |
ide | kryesore

Misteri i vdekjes së katër rusëve, vijon të ruhet me policë pjesa e Spa-së tek hoteli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria shqiptare është ende në fazën e verifikimeve lidhur me vdekjen e mistershme të 4 turistëve rusë në resortin në Qerret mbrëmjen e 15 tetorit 2021.

Mësohet se prokuroria ka bllokuar pjesën e SPA-së së hotelit. Ajo ruhet nga efektivë të policisë. Ndërkohë nuk kanë dalë ende rezultatet e klorit dhe të ujit që janë përdorur në këtë SPA. Këto analiza janë vendimtare ndërsa pritet dhe një ekspertizë shtesë nga shteti rus.

Trupat e katër shtetasve rusë u gjetën në saunën e hotelit “Gloria Palace”në Qerret.

Nga raportet paraprake dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksimi.

Viktimat ishin çifti i bashkëshortëve Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeç me bashkëshortin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Më 22 tetor familjarët tërhoqen trupat e pajetë të 4 turistëve rusë.



2 Comments

  1. Ku i keni pamjet e “turistve” duke hyre ne spa apo diku tjeter ne hotel.? Pse pritet ekspert rus me pa sa klor ka pishina???

  2. Nje cope test me leter lakmusi per testime uje pishine te jep sa klor e ca perqendrimi ka ne uje per 5min.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *