• |
ide | kryesore

Moti i keq në Sicili, shënohet një viktimë ndërsa disa persona raportohen të humbur (VIDEO)

-Instant, Lajme, Planet



Si rezultat i motit të keq Italia, në veçanti zona e Siçilisë, është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë. Ekipet e emergjencës italiane njoftojnë se u janë përgjigjur 400 thirrjeve për ndihmë në rajonin e Siçilisë. 180 ndërhyrje të shpejta janë kërkuar edhe në rajonin e Kalabrisë.

Dy të moshuar janë raportuar të zhdukur ditën e djeshmë në këtë zonë të Italisë. Makina e tyre është marrë përpara nga vërshimi i lumenjve, ndërsa raportohet se trupi i një prej tyre(burrit) është gjetur mëngjesin e sotëm. Sa i takon bashkëshortes kërkimet vijojnë ende. Sipa shërbimit metereologjik 312,2 metra shi ka rënë në 24 orët e fundit në këtë rajon.

https://twitter.com/i/status/1452374572150448144



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *