• |
ide | kryesore

Moviola/ Inter ankohet kot për Cesarin: “E drejtë ndërhyrja e VAR”

-Instant, Sport



“Pas rrëzimit të Alex Sandros në zonë, arbitri bën gjeste të dukshme për të vazhduar lojën, madje, thotë çohu se asgjë nuk ka ndodhur. Në këtë moment VAR thërret Marianin që akordoi penalltinë. Këmba e djathtë e Dumfries godet atë të lojtarit të Juventusit. Naiviteti është absolutisht i dënueshëm”. Kështu ish-arbitri Graziano Cesari ka bërë analizën e moviolës në “Presing”, në lidhje me episodin e Inter-Juve që çoi në barazimin e bardhezinjve dhe që shpërtheu zemërimin e zikaltërve. “Nga qëndrimet e arbitrit në fushë është e qartë se drejtuesi i ndeshjes nuk ka parë mirë, ndaj jemi përballë një gabimi të qartë dhe evident: kjo është arsyeja pse VAR ndërhyri”.

“Në fund të ndeshjes një menaxher i Interit shkon të kërkojë shpjegime nga arbitri, i cili iu përgjigj: “Kjo është një penallti e qartë – tregoi Cesari – Duhet të dallojmë kur ka një fakt objektiv – një shkelm – dhe subjektiv – si p.sh. fuqia e një shtytjeje. Këtu VAR duhet të ndërhyjë sepse ka një gabim të qartë të arbitrit brenda zonës së rreptësisë. Nëse do të kishte ndodhur jashtë zonës, VAR kurrë nuk do të kishte ndërhyrë ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *