• |
ide | kryesore

“Nuk jam me asnjërin”, Tomor Alizoti: Faji i Berishës që la institucionet e PD të dobëta, demokratët të reagojnë për krizën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nuk jam as me Bashën dhe as me Berishën”, ky ka qenë qëndrimi i deputetit Tomor Alizoti, në një intervistë të dhënë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj.

Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, ditën e sotme, u raportua se Alizoti kishte një debat me kreun e kësaj partie, Lulzim Basha, ku i ka kërkuar që të zgjidhet kriza e brendshme, që nga largimi i Sali Berishë nga grupi parlamentar. (Video e intervistes e plotë këtu)

Ndërkohë Alizoti, mbrëmjen e sotme ka thënë për ABC se nuk është i pozicionuar as në krahun e Lulzim Bashës por as në krahun e Sali Berishës, duke i bërë të dy fajtor të krizës në PD.

Mes të tjerash Alizoti ka bërë thirrje demokratëve që të mos heshtin për krizën, por të reagojnë.

“Jo nuk kam pasur presione. Është baza ekselente, me të ndershmit. Janë njerëzit më të sinqertë. Aseti i PD është Baza. Kam pasur dilemën time dhe lufta e brendshme është më e rrezikshmja dhe nuk kama dashur. Por kriza duhet marrë seriozisht.

Shkaktarët duhet të japin zgjidhjeve krizës. Nuk jam palë e asnjërit. Aseti i demokratëve të jetë i unifikuar. Nëse nuk bashkohet nuk ka shans të vijë në pushtet. Se po nuk erdhën në pushtet kthehet në fondacion. Të diskutojmë për krizën se nuk flasim dot me komisionet pa folur për krizën.” tha Alizoti.

Ndërkohë për sa i përket mbledhjes së Kuvendit Kombëtar që pretendohet të ndërmerret si akt nga Sali Berisha, Alizoti nuk ka pasur një qëndrim. Ai është shprehur se asnjë palë nuk duhet të bëjë presion ndaj demokratëve.

“Doni të më poziciononi. Nuk jam me asnjërin. Janë institucionet që zgjedhin krizën . Nuk thash për Kuvendin. Është faji i demokratëve dhe i Berishës që e ka lënë të dobët këtë. Nëse ka vullnet për të uzurpuar diçka, është e demokratëve. Mos me poziciononin në asnjë vend. Dua që kriza të zgjidhet. Ai që hesht të heshti. Demokratët janë në presion të paparë. Asnjëra palë nuk duhet të bëjë presion” tha Alizoti.



3 Comments

    1. O djalo
      Politika nuk është tifozllëk futbolli, me Partizanin apo Tiranën. me Bashën apo Berishën.
      Jam 100% i sigurtë se as e ke fare idenë se përse ka shpërthyer debati në PD, po nisesh vetëm nga stii i tifozllëkut sportiv.
      Fatkeqësisht kështu si ti , me këtë mëndje primitive janë shumë shqiptarë.

  1. As mish e as peshk .Nuk jam me asnje thote deputeti .Po cfare je ti. mish apo peshk she to be she antar I kryesise .To do te zgjidhet kjo pune. Po se zgjidhet ju kush do ta zgjidhe rama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *