• |
ide | kryesore

Operacion i madh në portin e Durrësit/ Vihen në pranga 4 persona për falsifikim dokumentash

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër shtetas të huaj kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Pritësi”, për falsifikim të vizës turistike. Në njoftimin për media bëhet e ditur se një shtetas palestinez dhe dy shtetas sirianë janë ndihmuar nga një shtetas gjerman, i fundit ky që i ka siguruar viza turistike falso, me qëllim mbërritjen në shtetin europian. Si rrjedhojë janë vënë në pranga shtetasi gjerman, një palestinez dhe dy sirianë.

Ndërkohë një shtetase siriane është vënë nën hetim në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *