• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

-Instant, Lajme, Të fundit



Mëngjes i ftohtë në të gjithë vendin, por i kthjellët në veri dhe zonat qendrore, ndërsa me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar jugu. Edhe pjesa e dytë vijon në të njëjtën tablo të motit, ku skaji jugor dhe juglindor mbeten me vranësira lokale dhe mundësi për reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit, por rënie më të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 2 në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare në bregdet nga drejtimi lindor, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *