• |
ide | kryesore

Pëlqimet në rrjetet sociale/ Berisha mund Bashën me 63.7% të ndjekësve

-Instant, Arkiva, Lajme



Eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar në emisionin “Opinion” një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Mbështetur në analizën e 36 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 631 persona kualitativë sikurse i quajti, Gjeladini tha se nga 10 mijë përdorues të Facebook, 36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha. Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë.

Më parë Basha kishte deklaruar se sipas sondazheve të Partisë Demokratike ai kishte mbështetjen e 95 apo 97% të demokratëve, ndërkohë që Berisha dhe mbështetësit e tij pranojnë se deri më tani kanë mbledhur më shumë se 50% të firmave për thirrjen e kuvendit.



1 Comment

  1. PD eshte Berisha
    Berisha eshte PD
    Vetem Sala e sjell PDne ne pushtet. Me Llullin, PD = Fondacion bamirsie votash dhe pushteti per Ramen. KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *