• |
ide | kryesore

Po transportonte ilegalisht 3 klandestinë, arrestohet në Himarë një 36-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhënie të ndihmës për kalim kufitar të paligjshëm. Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet V. T., banues në Qeparo.

I riu është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Pilurit”, duke transportuar me automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.



1 Comment

  1. Sa idiot keta policet. Po pse nga ta di qytetari ne jane te ligjshem apo paligjshem te huajt ne Shqiperi. Ata i thone na co nga pika A ne B, taksi. Loqe fare per zotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *