• |
ide | kryesore

Shembja e çadrës së Cirkut Kombëtar, KLSH vendos të nisë hetimet për ngjarjen

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e premte artistët e Cirkut Kombëtar iu drejtuan Kontrollit të Lartë të Shtetit duke kërkuar që të nisë hetimet për shembjen e çadrës së Cirkut. Performuesit kërkojnë kërkojnë një hetim më të gjerë mbi veprimet apo mosveprimet e kryera nga Cirku Kombëtar dhe/ose Ministria e Kulturës, duke iu referuar si shkelje nga ana e punonjësve të institucioneve të sipërcituara në kundërshtim me procedurën administrative të caktuar për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore në kuadër të një procesi gjyqësor. Gjithashtu artistët kërkojnë një hetim më të thellë mbi mënyrën e menaxhimit të veprimtarisë së Cirkut Kombëtar nga ana e drejtueses së këtij institucioni.

Në njoftimin e publikuar ditën e sotme, KLSH ka sqaruar se do të nisë hetimet mbi këto akuza. Nga ana tjetër, artistët kanë paralajmëruar vijimin e protestave përpara Ministrisë së Kulturës në formën e shfaqeve të Cirkut. Ministria, nga ana tjetër, ka shpjeguar se po punohet për një një variant përfundimtar se ku do të vendosen artistët, ndërsa përkohësisht si zgjidhje ka sugjeruar përdorimin e palestrave të shkollave si ambient për praktikimin e performuesve të Cirkut.



3 Comments

  1. Tani e dime qe KLSH-ja ka nxjerr ne drite baterdine e stanit mavi, me abuzime, vjedhje e lloj lloj pislliqe. Puna eshte se kush merret me keto ne vazhdim?! Nuk kemi pare ndonje nga keta barbonet te futet ne qeli!

    Prandaj o popull, koken lart nga qiell. Kometa do kaloje nje dite. Kjo eshte e sigurte si buka (me miell serb) qe hame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *