• |
ide | kryesore

Torturat gjatë grabitjes/ Nazmi Çangu pëson hemorragji

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përkeqësohet gjendja e Nazmi Çangut, i cili natën e së shtunës u grabit dhe u torturua nga disa persona në banesën e tij. Mësohet se si shkak të goditjeve në kokë Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore. Gjatë natës ka pasur hemorragji.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rrëfimi i plotë/ “M’i prenë gishtat me gërshërë”, torturat e Nazmi Çangut në grabitjen e Niklës 

Mësohet se mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta ripyetur, por nuk ka qenë në gjendje. Familjarët po prisnin mbërritjen e autoambulancës për ta dërguar në spital për kontrolle më të imtësishme.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar karakteristika te autorëve. Nga analizimi i tyre rezulton se në ngjarje kanë qenë 4 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *