• |
ide | kryesore

Video/ “Partizani, je kampioni…”: marshimi i tifozëve të kuq ndalon qarkullimin

-Instant, Sport, Video



Partizani është skuadra vizituese në derbin e kryeqytetit, gjë që e penalizon skuadrën e Ilir Dajës në numrat e mbështetësve që do të ketë në Arenën kombëtare për përplasjen me Tiranën. Megjithëse më të paktë në këtë rast, mbështetja e tifozëve të Partizanit nuk do të mungojë, e bashkë me ta edhe koregrafia e spikatur. Dy orë përpara ndeshjes të kuqtë i janë drejtuar stadiumit përmes rrugës së tyre të zakonshme: grumbullimi te Zogu i Zi e kalimi në unazë për të mbërritur më pas në bulevard. “Partizani, je kampioni” janë thirrjet që dëgjohen nga mbështetësit e kuq, që kanë ndaluar edhe qarkullimin e mjeteve në marshimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *