• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni festën e çmendur të Tiranës në dhomat e zhveshjes. Halili nuk fshihet:“Derbi ka shumë rëndësi për ne”

-Instant, Sport, Video

Kore festive e euforike në dhomat e zhveshjes bardheblu, menjëherë pas fitores së Tiranës në derbi kundër Partizanit. Triumfi ka ekzaltuar lojtarët e Orges Shehit, në derbin e parë të tij si trajner të fituar. Ka qenë hera e parë edhe për të tjerë futbollistë, që pasi festuan bashkë me tifozët në fund të ndeshjes, nuk janë ndalur as në dhomat e zhveshjes, duke festuar si të çmendur.



Vendi i parë në renditjen e kampionatit, dicka legjitime për tu krenuar, pa harruar se erdhi edhe fitorja në derbi, pas dy ndeshjes pa sukses. E kështu, presidenti Refik Halili, në një prononcim të shkurtër pas ndeshjes është limituar të thotë: “Derbi ka shumë rëndësi për ne Kuptohet që është një ndeshje e rëndësishme, i ka rezultatet të gjitha brenda. Jemi të kënaqur që e fituam këtë ndeshje, shpresojmë të festojmë sonte dhe çunat të ecin para”. “Për sa i përket klasifikimit, jemi në vend të parë, por për të folur për titull duhet punë e të fitojmë ndeshje të tjera që të ecim para. Sa i përket titullit, është shumë, shumë shpejt, kemi shumë punë për të bërë”, e mbylli Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu