• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Simpsons” parashikuan edhe satelitin “Albania”

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Filmi i animuar amerikan Simpsons, që përveç batutave komike, është i famshëm edhe për parashikimet për ngjarje të mëdha botërore. Por së fundmi duket se filmi ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë.

Në episodin “Adil, the albanian the exchange student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.

Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”, e mesa duket dikujt i është kujtuar ky episod i Simpsons.
(Ndiqni videon nga minuta 03:00)



2 Comments

  1. Po ca beni se na merruat. Me gjithe karlliqet e nje kari si Rama. Jemi ne 2021 dhe satelitet jane qe ne 70en. E kuptoni sa mbrapa jeni. Pu pu pu zot na rujt nga injoranca. Shifni cik serine e fundit ne Netflix te Blacklisted, se ka nje pjese me shqiptare dhe Durresin. Mbase del ka i gjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *