• |
ide | kryesore

Video/ VAR jep penallti pas tre minutash nga faulli: Tirana në avantazh në minutën e 5 shtesë

-Instant, Sport, Video



Tirana merr avantazhin në derbin kryeqytetas kundër Partizanit në minutën e 5 shtesë të pjesës së parë. Për të bërë diferencën mes dy skuadrave, në një ndeshje të luftuar, por pa raste shënimi, mendoi VAR, që thërriti Hamitin, të kontrollonte imazhet e një faulli të bërë nga Belica, dy minuta më parë. Përplasja mes Junior e Behirachte vonoi thirrjen e arbitrit, që pasi u konsultua me pamjet akordoi penallti për bardheblutë. Limaj nuk gaboi nga 11 metra, duke i cuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *