• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Flasin familjarët: Dëgjuam ulërimat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një krim i dyfishtë u shënua mbrëmjen e së hënës në fshatin Mekat të Vlorës. Një 39-vjeçar i identifikuar si Genci Koreta ka vrarë me një armë gjahu xhaxhain e tij Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe më pas edhe veten. I riu ka qëlluar xhaxhanë teksa mblidhnin ullinjtë.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt për pronën. Familjarët thanë se mes tyre nuk ka pasur konflikte në të kaluarën dhe se gjithçka mund të ketë ndodhur nga një përplasje e çastit. Të afërmit shprehen se kanë mbetur të shokuar nga kjo vrasje, teksa theksojnë se nuk kanë pasur dijeni që i riu kishte armë në banesë.

“Kushërinj jemi, një fis. Dëgjuam ulërimat që po qante e ëma. Nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë djalë…nuk e di çfarë të them për atë. Ka qenë këtu, por edhe emigrant. Nuk ka fëmijë. Nuk ishte i martuar. Nuk e di pse kanë debatuar. Dëgjova të ëmën që ulërinte dhe erdha.

Ai ishte djalë me të gjitha cilësitë. Xhaxhai rri në Vlorë me shtëpi dhe ndoshta ka ardhur për të parë pronën. Ata kanë vite që i kanë mbjellë ullinjtë. Nuk besoj të kishin konflikte për pronat. Ai një copë tokë ka se xhaxhai jeton në Vlorë. Nuk dimë gjë për armën. Ne dëgjuam ulërimat e të ëmës dhe erdhëm” – tha njëra nga të afërmet e viktimave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *