• |
ide | kryesore

Vrasja në mes të Fierit dhe grabitja e biznesmenit në Krujë, reagon presidenti Ilir Meta

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në Krujë dhe në Fier.Kreu i shtetit shprehet se dënon me forcë aktet kriminale të vrasjes së biznesmenit në Fier dhe dhunimit të sipërmarrësit tjetër në Nikël duke kërkuar zbardhjen e ngjarjeve. Meta shprehet se akte të tila përbënin një kërcënim serioz për rendin në vend.

“Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.
Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *