• |
ide | kryesore

21 të arrestuar e 9 policë të plagosur: bilanc lufte në përleshjet e Marseille-PSG, përvijohen pikë penalizimi

-Instant, Sport



Përsëri trazira në stadiumet franceze në javën e fundit të kampionatit. Ndeshja e mbrëmjes në Velodrome mes Marsejës dhe PSG-së, që përfundoi me rrjeta të paprekura, në fakt u njollos nga disa përplasje të dhunshme mes ultrasve vendas dhe policisë, të cilat, siç raporton RMC Sport, shkaktuan plagosjen e tetë policëve dhe një komisari (i cili do të qendrojë në spital për shtatë ditë), ndërsa çoi në 21 arrestime dhe mund të ketë pasoja të rënda në renditjen e vendasve.

OM ishte sanksionuar tashmë edhe dy herë të tjera nga Liga për sjelljen e tifozëve të saj dhe ndaj skuadrës së Sampaolit, në fakt, ishte në pritje dënimi me një pikë “pezull” pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Angers. Komisioni disiplinor i LFP do të vendosë të mërkurën, por duket shumë e mundshme që në këtë pikë të vendoset penaliteti dhe mund të paralajmërohen edhe mbyllje të pjesshme apo totale të Velodrome.

Para fillimit të ndeshjes, një person u arrestua pasi hodhi dy bomba tymuese drejt autobusit të skuadrës pariziene, ndërsa në hyrje të skuadrave në fushë ultrasit e Marsejës shpalosën një pankartë të gjatë kundër ligës franceze të futbollit, të përcaktuar “M*t”. Në anën tjetër të Velodrome, filloi hedhja e dendur e bombave tymuese. Gjatë ndeshjes Neymar u godit nga një send i fortë teksa po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi dhe folësit të stadiumit iu desh t’u bënte thirrje tifozëve që t’u kujtonte se ndeshja rrezikonte të pezullohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *