• |
ide | kryesore

3 orë mbledhje/ Basha përplaset me krerët e degëve: Nuk do të bunkerizoj PD-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e së martës kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe. Mbledhja ka nisur rreth orës 18.00 dhe është mbyllur në orën 21.00.


Qëllimi i takimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore. Basha ka deklaruar se ka vendosur që në terren për Reformën Territoriale të dalë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.


Mësohet se në takim është hapur edhe përplasja me Berishën, por Basha u është drejtuar me fjalët: “Nuk dua të bunkerizoj PD-në” duke nënkuptuar prishjen me SHBA-të.

“Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama,” – ka thënë Basha.

Mësohet se Basha është kundërshtuar nga Anton Pjetërnikaj, kryetar i PD në Paskuqan; Dashamir Aliko, kryetar i PD në GJirokastër dhe Isuf Çelaj kryetar i degës së PD në Tropojë.

“Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngordh demokracia”, – mësohet të ketë thënë Pjetërnikaj.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje. Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës,”– kanë shtuar Aliko dhe Çelaj. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. c’fare mutin kane bo tre ore? hajde faltore hajde.

    llulli basha i jane nxehur poturret? ja ka nxeh saliu me romsin, njoni i thot hip se te rraha, tjetri i thot zbrit se te rraha

    I ziu llull, i ka premtu amrika e bekuar qe nuk do ja fusi pa bo 80 vjec.

  2. Ky kari akoma nuk e ka kuptuar se pas nje muaji ate vulen do ja ngjisim pas bythe dhe do ta dergojme tek selia ee rruges se Elbasanit sepse me kryetarin e opozites nuk ka lidhje.

  3. Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi…. por eshte duke e bunkerizuar PD per interesat e nje personi vetes se vet

    o lul mos na ha lulin

  4. Miku im Llulli Basha eshte garancia e vetme qe PDja te kthehet ne nje OJQ sorrosiane satelit te Edi Rames. Une e pergezoj dhe mbeshtes pa rezerva kthimin e PDse ne nje Bunker ku cdk 4 vjet behet dhe me i forte duke kaluar nga fitorja ne fitorje.

  5. Miku im Llulli Basha eshte garancia e vetme qe PDja te kthehet ne nje OJQ sorrosiane satelit te Edi Rames. Une e pergezoj dhe mbeshtes pa rezerva kthimin e PDse ne nje Bunker ku cdk 4 vjet behet dhe me i forte duke kaluar nga fitorja ne fitorje.

  6. Por Berishës aq i bënte. E la Lulin të gëzojë paqen e shtirë në zyrën që dikur kishte qenë e tij, vetëm e vetëm që ish-nxënësi i tij të sprapste sulmet e pritshme nga jashtë. Domethënë nga SHBA.

    Shkelja e kësaj marrëveshjeje nga Basha është shkaku i vetëm i asaj që po shohim sot në PD. Nëse pyet një përkrahës të Lulit a do e kishin goditur Doktorin po të mos jua kishte kërkuar këtë gjë Amerika, të përgjigjet fët e fët se nuk do e hidhnin atë hap.Shpellkaret e salihut kane futur Prasin ne bythe me urdher të salihut dhe tani kane filluar te kercejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu