• |
ide | kryesore

59-vjeçari duhet të ishte në “arrest shtëpie”, u kap duke shpërndarë kokainë në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza. Si rezultat është arrestuar 59- vjeçari, që për më tepër kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Nga policia mësohet se i arrestuarit A.Z ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por kjo nuk e kishte penguar që të lëvizte i lirë me makinë dhe të shiste kokainë në qytet.

Ai u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *