• |
ide | kryesore

6 ditë grevë urie në burgun e Burrelit, mbahet i fshehtë nga autoritetet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej 6 ditësh po zhvillohet një grevë urie në burgun e Burrelit. Denoncimi është raportuar nga Fax News mbrëmjen e së martës.

Sipas të njëjtave burime ka tentativa që ajo të mbahet e fshehtë me presione ndaj të burgosurve. Këto presione kanë ardhur nga stafi dhe Drejtoria e Pëgjithshme e Burgjeve.

Gjithsesi, të burgosurit nuk kanë ndërmend të ndalen. Ata paralajmërojnë se grevës do t’i bashkohen në vazhdim burgjet e tjera të Shqipërisë.

“Të burgosurit janë në grevë për shkak të kufizimit të takimeve me vetëm një takim në muaj, dhe ky me jo më shumë se dy njerëz. Telefonatat e pakta që ju lejohen po ashtu përgjohen, gjë e cila bie ndesh me privatësinë” – thotë denoncuesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *