• |
ide | kryesore

Arrestohet në Tiranë 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 43-vjeçar të dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *