• |
ide | kryesore

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, rriten rastet e reja

Arkiva



Asnjë viktimë nuk është shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe  nga 2.072 testime, janë raportuar edhe 20 raste të reja, duke shënuar një rritje krahasuar me ditët e fundit. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *