• |
ide | kryesore

Atletet e veshura nga Michael Jordan shiten në ankand për 1.47 milionë dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Një palë atlete Nike Air Ships, të veshura nga Michael Jordan, janë shitur në ankand për një shifër rekord prej 1.47 milion dollarësh.

Ylli i basketbollit i veshi atletet gjatë ndeshjes së tij të pestë në NBA, në sezonin e parë të tij me Chicago Bulls, më 1 nëntor 1984.

Këpucët iu shitën koleksionistit Nick Fiorella të dielën dhe vendosën një rekord të ri botëror për çmimin më të lartë të arritur në ankand për një palë atlete, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby. Këpucët u bënë gjithashtu atletet e para që u shitën për më shumë se 1 milion dollarë në ankand.

Mostrat e Nike Air Yeezy të Kanye West u shitën për 1.8 milionë dollarë në një shitje private në prill, duke i bërë ato atletet më të shtrenjta në botë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *