• |
ide | kryesore

Autobusi del nga rruga në aksin Gjirokastër-Kakavijë, dëmtohet pasagjerja 30-vjeçare

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Dervician. Mësohet se autobusi i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar një 30-vjeçare, pasagjere në mjet. Ajo është transportuar në spital, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *