• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e Alec Baldwin reagon pas vrasjes së kineastes

-Instant, Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e aktorit Alec Baldwin, Hilaria ka reaguar së fundmi ndaj vrasjes aksidentale të kineastes, Halyna Hutchins.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Hilaria ka shprehur ngushëllimet për familjen e Halyna-s.“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, është shprehur ajo.Alec qëlloi me armë zjarri dhe vrau aksidentalisht një kineaste  si dheplagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një Western të shekullit të 19-të.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *