• |
ide | kryesore

Berisha akuzon Çuçin: Nuk merret me grupet kriminale, por nxjerr policinë për të më bllokuar rrugën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Kavaja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se ministri Çuçi në vend që të merret me grupet kriminale, por nxjerr policinë në rrugë për t’i më bllokuar rrugën.

Ai tha se Edi Rama ka akumuluar 10% më shumë pushtet se sa kishte Ramiz Alia në vitin 1991, më së fundi mori edhe kreun e opozitës shqiptare

Berisha: Edi Rama dhe mafia e Soros e dërgojnë Tahirin në dhomën ovale. Shkeli atje Saimir droga për të na turpëruar të gjithë ne. Ikën Tahiri emërohet Xhafa i drogës. I vëllai lider i rrjetet të trafikut në Bolonjë, dhe e drejtonte nga Vlora i lirë sepse paguante Edi Ramën. Tashmë ka emëruar skuthin e familjes dhe nuk merret me grupet kriminale, por më nxjerr policinë në rrugë për të më bllokuar rrugën. Të gjithë këta do të thyejnë qafën. Edi Rama ka akumuluar 10% më shumë pushtet se sa kishte Ramiz Alia në vitin 1991. Më së fundi mori edhe kreun e opozitës shqiptare duke i dhënë goditje fatale pluralizimit. Foltorja ka ngjallur shpresa të mëdha dhe u ka futur frikën narko-shtetit dhe veglave të tij. Ne do ta shndërrojmë PD-në në opozitën më të fuqishme dhe fitimtare të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *