• |
ide | kryesore

Daja në fije të perit, ish-trajneri i Tiranës në tribunë për Partizanin: ja prapaskenat që bëjnë ‘të kuq’ Ze Marian

-Instant, Sport



“Daja nuk rrezikon edhe nëse e humbet derbin”, kjo ishte deklarata e Gazment Demit përpara ndërqytetases me Tiranën, që duhet ti jepte mbështetjen teknikut Ilir Daja, edhe pse ishte e qartë se nuk do të ndodhte kështu. E në fakt, që përpara derbit, nën rrogoz, drejtuesit e klubit kanë punuar me negociata me njeriun që do ta zëvendësojë teknikun aktual të të kuqve, në rast se pankina e tij do të “hidhej në erë”. Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, është prezantuar në tribunat e Air Albanias për të ndjekur, jo ish-skuadrën e tij, por Partizanin, gjë që tregon qartë se mes tij dhe klubit kontaktet ishin vendosur më herët.

Që gjërat nuk po shkonin mirë për Ilir Dajën kjo ishte e qartë edhe pa humbur sfidën me Tiranën, por tani me ndeshjen që asnjë tifoz i Partizanit nuk do donte ta humbiste, numri i ndeshjeve pa fitore ka shkuar në 6, aq sa sfida janë luajtur në këtë kampionat. “Askush nuk na ka dominuar në këto ndeshje”, tha tekniku pas derbit a thua se ky ishte konstatimi për të bërë, pas një ecurie që është më negativja e të kuqve në një start kampionati, që kur Partizani është kthyer në elitë.

E tani, Ze Maria ishte në tribunë, është në kryeqytet e pret një telefonatë nga Gazment Demi. Mbrojtësi i madh i Dajës, Olsi Rama, në këtë rast vështirë se mund të bëjë gjë, për më tepër që pas thyerjes së raporteve me Skënder Gegën, ka gabuar gjithcka në lidhje me merkaton e lojtarëve dhe trajnerëve nga Lerda te Sormani. Ze Maria ka qenë në tribunë në shoqërinë e menaxherit të tij, ish-drejtorit të të kuqve Dervishi dhe tani është vetëm cështje orësh përpara se të marrë thirrjen telefonike, që më shumë mundësi do të jetë… ftuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *