• |
ide | kryesore

Dhunuan fizikisht djalin e xhaxhait, vihen në pranga 2 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi pasditen e djeshme qytetin e Vlorës, ku nipi vrau xhaxhain dhe më pas veten. Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë, por kishte tokat me ullinj në fshatin Mekat. Ditën e djeshme ai kishte udhëtuar nga Vlora drejt fshatit Mekat për t’i vjelë ullinjtë së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës, që është edhe autori i ngjarjes.

Sipas policisë motivet e krimit janë ende të paqarta, por besohet se xhaxha e nip janë zënë për rrënjët me ullinj, më saktësisht për ndarjen e tyre se kujt i takojnë.

Fillimisht xhaxha e nip kanë debatuar më pas konflikti ka degraduar në konfrontim fizik mes tyre dhe me përdorimin e armës së gjahut. I nxehur dhe me gjendje të rënduar psikologjike depresive Genci është kthyer në banesë siç tregojnë edhe familjarët dhe ka marrë armën e gjahut pa e kuptuar ndoshta xhaxhai i tij gjendjen e nipit, është rikthyer tek toka dhe ka goditur në drejtim të tij me një plumb i cili e ka kap të ndjerin në pjesën e kokës dhe më pas disa metra më tutje ka goditur vetën në kokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *