• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë shtyn seancën për Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës së ditës së sotme për ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Gjatë seancës së sotme nuk u paraqit, as avokati dhe as vetë Lulzim Berisha. Ndaj këtij të fundit ka një urdhër arresti dhe Berisha është gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentat e 16 viteve më parë ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.

Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët Gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e rradhës u la më 9 nëntor ora 10:00.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *