• |
ide | kryesore

Kërcënohet me vdekje kryeministri slloven dhe ministri i Mbrojtjes

-Instant, Arkiva, Planet



Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa dhe ministri i Mbrojtjes, Matej Tonin janë kërcënuar për vdekje. Mediat e huaja shkruajnë se një zarf me plumba brenda i është dërguar në adresën e shtëpive të funksionarëve të lartë.

Lajmi është publikuar fillimisht nga portali Siol.nez dhe televizioni Nova24.tv, media e afërt me qeverinë e Janshës dhe është transmetuar nga media të tjera sllovene.

Mediat raportuan se Jansha dhe Tonin morën letra në adresat e tyre të premten që përmbanin kërcënime me vdekje dhe në të cilat kishte “municion të një kalibri më të madh” dhe se anëtarët e familjes së Janshës janë kërcënuar gjithashtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *