• |
ide | kryesore

Kuvendit i ikin dritat/ Deputetët gajasen së qeshuri në errësirë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Disa minuta pa energji për Kryesinë e Kuvendit. Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.


Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita, teksa për ironi të fatit në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.


Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. Ndërsa dhe vetë Çela ka qeshur në komisionin e Ekonomisë.

“Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela.

Ndërsa deputetja e PS Ermonela Felaj që ishte duke folur tek Ligjet tha se masat janë marrë si duhet. “Ja i kemi marrë masat si duhet, që edhe në krizë puna të vijojë normalisht”, tha ajo.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu