• |
ide | kryesore

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”.

Mësohet se këmbësori i identifikuar si Pal Vathi është përplasur nga një mjet dhe për pasojë nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit A.I., është shoqëruar nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *