• |
ide | kryesore

Mourinho ‘rehabiliton’ vetëm Kumbullën: shqiptari i shpëton dënimit, por portugezi nuk e ka falur

-Instant, Sport



Disfata e pësuar në Norvegji ka thyer disa ekuilibra në dhomat e zhveshjes së Romës dhe José Mourinho nuk duket se ka ndërmend të lëshojë morsën e shtrënguar ndaj disa prej lojtarëve të tij. Të përjashtuar që për ndeshjen ndaj Napolit, trajneri portugez ka vendosur të mos thërrasë edhe për transfertën e Cagliarit Reynolds, Villar, Diawara dhe Borja Mayoral, ndër të fajësuarit kryesorë për figurën e shëmtuar në Bodo. I ka shpëtuar tërbimit të portugezit vetëm Marsh Kumbulla, i grumbulluar, por vetëm për domosdoshmëri.

Në vend të katër lojtarëve të skuadrës së parë, Mourinho ka thirrur katër djemtë e të rinjve siç ndodhi edhe për ndeshjen ndaj Napolit. I vetmi që u rikthye në grupin e skuadrës për udhëtimin në Sardenjë ishte Marash Kumbulla, më shumë për shkak të urgjencës së mbrojtjes se çdo gjë tjetër. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është falur akoma nga Special One, por të paktën në këtë mënyrë ka mundësi ti tregojë me perfomancat në fushë, se në Norvegji ishte vetëm një rast i izoluar. Në listë është edhe Abrahami, në dyshim për shkak të dhimbjes që ndjeu në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *