• |
ide | kryesore

Nga delet në Angli, te fusha ilegale e tenisit në Portugali: zbulohen problemet me pronat për Ronaldon

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo nuk po kalon një kohë të mirë as në fushën e imobiliareve. Pas shuplakës së marrë nga Liverpool, për të prishur qetësinë e kampionit portugez ka menduar drejtësia e vendlindjes së tij, që i kërkon të shembë një fushë tenisi të paligjshme dhe pjesë të një zgjerimi të vilës së tij në Geres.

Sipas The Sun, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka hyrë sërish në telashe për shkak të pronave të tij në fillim të kësaj jave. Këtë herë, problemi lind nga një mendjelehtësi e projektuesve të vilës së tij prej 2.5 milionë euro, në afërsi të qytetit termal në veri të Portugalisë. Kreu i këshillit lokal, Manuel Tibo, konfirmoi se futbollisti kishte rënë dakord për të prishur fushën e tenisit dhe një shtesë që pretendohet të jetë shtëpiza e një guvernante, pasi të dyja u shpallën të paligjshme. “Cristiano Ronaldo na paraqiti një projekt për miratim dhe ndërtoi një pronë të licencuar në zonën ku kishte lejen, por ka elementë edhe jashtë zonës së lejuar dhe, pavarësisht se nuk po flasim për asgjë sinjifikative, është e paligjshme”.

Dokumentet e Këshillit tregojnë se Ronaldo tashmë është vënë në dijeni të situatës, duke kërkuar leje për shembjen e fushës së tenisit dhe godinën shtesë. Kampioni portugez gjithësesi kishte afat deri në mars të ardhshëm për të prishur objektet pa leje. Ndër të tjera, nuk është shqetësimi i vetëm me të cilin portugezi i është dashur të përballet. CR7 u detyrua gjithashtu të hiqte qafe një belveder në çatinë e apartamentin e tij në Lisbonë muajin e kaluar pasi u kërcënua me veprime ligjore.

Pavarësisht incidentit, pasuritë e paluajtshme të kampionit portugez mbeten të të gjithë respektit: përveç dy apartamenteve luksoze në Lisbonë, sulmuesi i Manchester United zotëron gjithashtu një godinë shtatëkatëshe me pamje nga Oqeani Atlantik në kryeqytetin e Madeira, Funchal, ku jetojnë nëna dhe vëllai i tij dhe një apartament mbi 5 milionë euro në lagjen prestigjioze La Finca të Madridit. Gjithashtu në ndërtim është një vilë e re në një sipërfaqe të madhe toke në Quinta da Marinha, në të ashtuquajturën Riviera Portugeze, gjysmë ore nga aeroporti i Lisbonës dhe dhjetë minuta nga qendra e qytetit bregdetar të Cascais.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *