• |
ide | kryesore

Njihuni me aktorët që do të realizojnë Barbie & Ken në filmin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Margot Robbie është biondja simpatike që do të luajë Barbie-n në filmin që pritet të nisë xhirimet së shpejti. Sapo emri i protagonistes u konfirmua, të gjithë kanë vetëm një pyetje: Kush do të jetë Ken? Burime për Deadline kanë bërë të ditur se Ryan Gosling është në negociatat përfundimtare për të luajtur Ken-in në filmin “Barbie”. Aktori thuhet se është gati për të luajtur personazhin ikonik të Mattel përballë Margot Robbie, e cila tanimë ka nënshkruar për të luajtur rolin kryesor në filmin live-action të Warner Bros. Gosling nuk ka folur publikisht për negociatat, por të gjithë besuan se Gosling ishte “zgjedhja e vetme” për të luajtur Ken, sipas Deadline, dhe e ndoqën me këmbëngulje. Xhirimet janë planifikuar për të nisur në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa publiku është shpehur shumë i emocionuar për këtë zgjedhje, madje kanë bërë edhe krahasime mes tij dhe Ken duke thënë se ngjajnë shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *