• |
ide | kryesore

Nuk shënohet asnjë viktimë në Kosovë, rriten rastet e reja me Covid-19

Arkiva



Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të reja. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës janë kryer 2.072 testime në ditën e fundit. MSH po ashtu njofton njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256. Në total numri i rasteve aktive është 427. MSH po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *