• |
ide | kryesore

Qeveria dërgon Buxhetin në Kuvend/ Parashikohet rritje e pagave, shpërblim për pensionistët

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” të vitit të ardhshëm duke parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliard lekë kundrejt 536 miliard lekë të ardhura. Deficitin buxhetor prej rreth 101 miliard lekësh, qeveria synon ta mbulojë duke marrë borxh brenda dhe jashtë vendit. Qeveria planifikon që të ketë një shtesë mesatare prej 6 për qind për mësuësit dhe personelin shëndetësor.

Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, parashikon Ministria e Financave në buxhet.

Ndërkohë qeveria planifikon që të bëjë një rritje minimale të pensioneve gjatë vitit 2022 duke marrë në konsideratë vetëm indeksimin e tyre në treguesit e inflacionit. Shqipëria është karakterizuar nga një inflacion i ulët gjatë viteve të fundit, i cili nuk ka kaluar 2%, ç’ka tregone dhe se edhe rritja e pensioneve gjatë vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth kësaj mase. Qeveria ka parashikuar në buxhet një fond prej 2.6 miliard lekësh për indeksimin e pensioneve, ndërsa lajm i mirë është parashikimi edhe i një fondi tjetër prej 3.5 miliard lekësh me qëllim dhënien e një bonusi ndaj pensionistëve për festat e fundvitit. Në lidhje me bonusin e bebeve janë parashikuar 2.2 miliard lekë, kurse të përndjekurit  është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *