• |
ide | kryesore

Shkatërrohet karteli i drogës në Itali, 7 të arrestuar nga Shqipëria dhe Kosova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



7 persona me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në L’Aquila të përfshirë në trafikun e drogës.

5 nga të ndaluarit u lanë në burg ndërsa 2 të tjerë në arrest shtëpie. Të ndaluarit janë të moshave nga 20 në 37 vjeç me precedentë të mëparshëm në fushën e drogës.

Sipas medieve italiane ata kishin edhe lidhje familjare. Aktiviteti i tyre ishte transport, blerje, shitje, mbajtje dhe transferimi i kokainës.

Hetimet zgjatën gati 2 vjet ku u monitorua i gjithë aktiviteti i tyre. i gjithë rrjeti menaxhohej nga 3 vëllezër. Ata komunikonin vetëm në shqip në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram.

Ata përdornin disa kuti manjetike për fshehjen e kokainës të cilat montoheshin poshtë makinave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *