• |
ide | kryesore

Shpend Ahmeti: E vërteta e lajmit për sulm me thikë ndaj meje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës mes tij dhe trajnerit të futbollit, Afrim Toverlani. Në mediat e Kosovës qarkulloi lajmi se Toverlani ka shkuar në shtëpinë e Ahmetit që ta sulmojë atë me thikë, por ky i fundit jep një tjetër version.


“Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.


Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, – përfundon ai. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu