• |
ide | kryesore

Studimi/ Njerëzit e pavaksinuar ka të ngjarë të infektohen me Covid-19 mesatarisht çdo 16 muaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Për sa kohë do të zgjasë imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19? Mund të mos jetë aq gjatë sa ç’mendoni. Një studim në Universitetin Yale dhe Universitetin e Karolinës së Veriut, zbuloi se, mesatarisht, njerëzit e pavaksinuar infektohen përsëri me Covid-19, çdo 16 deri në 17 muaj.

Qëllimi i përgjithshëm i studimit ishte t’i jepte përgjigje pyetjes se për sa kohë zgjat imuniteti natyral pas infektimit me SARS-CoV-2?

Gjetjet bien ndesh me idenë se shërimi nga Covid-19 mundëson mbrojtje të përhershme nga virusi. Studimi shqyrtoi të dhënat pas infektimit nga gjashtë koronaviruse të ngjashme me Covid-19, që datojnë që në vitin 1984. Periudha kohore pas infektimit varionte nga 128 ditë deri në 28 vjet në kushte endemike, që do të thotë se sëmundja gjendet vazhdimisht në popullsi. Duke përdorur këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të vlerësonin kohën e riinfektimit për njerëzit e pavaksinuar – afërsisht 16 muaj mesatarisht. Kjo është më pak se gjysma e kohës që duhet për t’u riinfektuar nga koronaviruset e tjerë të transmetuar nga njerëzit, zbuluan ata.

“Riinfeksioni mund të ndodhë në tre muaj ose më pak,” shpjegoi doktor Townsend. “Prandaj, ata që janë infektuar natyrshëm duhet të vaksinohen. Infeksioni natyral mund të ofrojë shumë pak mbrojtje afatgjatë kundër infeksioneve të mëvonshme. Rezultatet tona bazohen në kohët mesatare të zbehjes së imunitetit tek individët e infektuar,” tha Hassler për Yale Daily News. “Ky imunitet mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër se mesatarja, në varësi të faktorëve si statusi imunitar, mosha etj”.

Studiuesit thonë se masat parandaluese shëndetësore dhe përshpejtimi i vaksinimit në nivel global, do të jenë “kritike” për minimizimin e vdekjeve nga Covid-19. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 57.2% e popullsisë së SHBA-së është plotësisht e vaksinuar dhe 66.2% e banorëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine.



6 Comments

  1. Sikur ti behej te gjithe te vdekurve autopsia 90% e tyre do shikohet se kane vdekur nga patologjite qe kane patur ne trup dhe qe arma 666 kovid i ka pershpejtuar vdekjen.

    Do vdiste nga semundja tije/saje 60 vjec, vdiq nga covid 45.
    Do vdiste nga semundja tije/saje 85, vdiq nga covid 60

    Kane vdekur edhe per dhjetra arsye te tjera qe sja vlen me i permend.

    Keto monstra pertej oqeanit nuk do te pushojne kurre.
    Pas vitit 2030 te shikojme po ishim gjalle me kismet, nese nuk na vrasin rruges me djallzite dhe kontrollin e tyre monstroz do ti shikojme hajrin kesaj mizerje globalizim.

    Mos ju a falte kurre Zoti as per injorancen dhe as per vetdijen.

  2. Çfarë eshte ky shkrim pa llogjikë mjekësore. Po njerëzimin imunizimi natyral e ka mbrojtur për mijëra vjet dhe kanë mbijetuar. O është shkrim i pavërtetë ose këta palo studiuesa kanë interesa financiare tek kompanitë farmaceutike aq sa paciperia e tyre ka mundur arsyen.

  3. shko vaksinohu, sepse edhe pse une isha i vaksinuar perseri u infektova, brenda muajit nga doza e dyte, pra vaksina nuk me mborjti nga infektimi

    mbase e kalon robi me lehte me vaksine por ama me immunitet natyral ke mborjtjen me perfekte

    vaksian tradicionale, duhet bere per ata qe kane rrezikshmeri te larte , mosha 80 70 60, 50 apo edhe mbi 40, per te tjeret 40-50 e poshte mjafton te kete nje kure moshave te medhaja kura nuk u ben pune gjithmone.. ose personave me shume semundje, rrjedhimisht me rrezik te larte u duhet v e ashtuquajtura vaksine, sepse nuk eshte tamam vaksine me perkufizim nuk ka vaksine 6% apo 80% vaksina me perkufizim duhet te kete efektte plote 100% dhe te perhershem.
    vaksine per viruse qe shnderrohen vazhdimisht deri me sot eshte veshtire te prodhohet , me aq sa dihet te pakten

    ne amerike degjojme per moshat 5 deri 11 vjec !!!!

    cmenduri!!!!

    ose per moshat 12 deri 18!!!!

    efektet negative te vaksinave ne keto mosha jane me te larta se vete virusi.

    virusi po kthehet si grip ndersa pfizer & fauci do me vaksine edhe foshnjat… duket qe eshte per arsye financiare ,, ska lidhje me shkencen

    mbrohen te rrezikuarit, femijet kane sistemin imunitar me perfekt qe ekziston.

    keta lloj pasanikesh dhe CEO per para shesin nenen, t’ane, pjellen e tyre , nuk u ha luli per te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *