• |
ide | kryesore

“Unë harxhoj nervat, Demi lekët e Hamit lezhjani punon me 2 standarde”: tërbimi i Ramës bie mbi arbitrin e derbit

-Instant, F1, Sport, Video



“Rezerva për arbitrimin? Absolutisht asnjë rezervë, nuk ka rezerva fare. Çfarë të them unë? E mora arbitrin në intervistë, më falni jo arbitrin, mbrojtësin e shtuar të Tiranës i cili ndërpreu edhe atë aksionin pa dashje. Nuk ka më çfarë të them”. Nervat nuk e mbajnë më drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, në përfundim të një derbi të humbur, që kompleton gjashtë ndeshjes pa fitore për startin më të keq të të kuqve, që kur janë kthyer në Superiore. Drejtuesi i lartë i Partizanit megjithatë gjen defektet vetëm tek arbitri i ndeshjes, edhe pse skuadra e tij goditi vetëm një herë portën e dy herë jashtë saj gjatë 90 minutave kundër Tiranës: “Nuk është hera e parë me këtë Hamit lezhjanin, është përsëritës, është ngelës në vazhdimësi. Fatkeqësisht ka pak arbitra në Shqipëri, por mendoj që në situatën e VAR-it të ishim më të përgjegjshëm”.

Rama numëron sipas tij penalizimet që pati Partizani nga arbitrimi, duke nisur nga faulli ndaj Muratajt, bërryli në fytyrën e Saliu dhe penalltia e akorduar pas kontrollit në VAR. Të gjitha këto meritojnë fyrjet ndaj arbitrit, por jo dërgimin e çështjes në Prokurori: “Pse Prokuroria me arbitrat shqiptarë do merret? Do merret me të gjithë një nga një? Këta duhet të kenë turp, një sedër që të vijnë në fushë të bëjnë më të mirën. Janë para tifozëve në stadium – tha drejtori i të kuqve -. Për mua personalisht që merrem me këtë punë në përditshmëri, që harxhoj nervat e mia, e nuk po merrem me Demin që harxhon edhe lekët, unë them a ia vlen? Kur ti stërvitesh në momentin kyç dhe vjen dikush në mënyrë arbitrare e vendos s’i t’i dojë qejfi me 2-3 standarte… Do të reflektoj për veten time” ka përfunduar Rama.



3 Comments

  1. Ua e keqtrajtokan kete morrin e kuq. Ska faj se Tirona ka derjtor teknik vellain e krieministrit. 50 vjet nen komunizem ky ekip ka fituar vec me mbeshtetjen e partise. Kane haqe me lare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *